Plas sherri mes krushqive në Tiranë, babë e bir rrahin dhëndrin dhe krushkun
Babë e bir në Tiranë kanë rënë në prangat e policsë për dhunimin e dhëndrit dhe krushkut të tyre.
Rrethanat dhe shkaqet mbeten të paqarta.
Në komunikatën për media të policisë thuhet se "nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” i shtetasve B. Ç., 54 vjeç dhe H. Ç., 22 vjeç (bab e bir) pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasve K. M., 30 vjeç dhe A. M., 53 vjeç ( dhëndrin dhe krushku e tyre)".
Ndërkohë policia e Tiranës ka arrestuar edhe pronarin e banesës në Valias, ku një ditë më parë u aksidentua punëtori i ndërtimit.
"U bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” i shtetasit H. L,. 62 vjeç, pasi në Valias i Ri, Kamëz, duke punuar në objektin në pronësi të këtij shtetasi ka rënë nga skela, punëtori shtetasi K. B., 50 vjeç" thuhet në njoftim.
I plagosuri ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Messi i tregon rrugën e titullit Barcelonës
2 Maj, 22:50



