Pranga "skifterit" të banesave në Krujë, në Durrës arrestohet hajduti i biçikletave
Policia e Durrësit ka zbardhur dhe dokumentuar disa vjedhje të ndodhura më parë në këtë qytet, në në Krujë dhe Lezhë.Në pranga kanë përfunduar autorët e dyshuar të këtyre ngjarjeve.
Kështu policia arrestoi shtetasin Y. K., 37 vjeç, banues në fshatin Zallë, Krujë pasi dyshohet se është autor i 4 vjedhjeve të ndodhura në Krujë dhe Lezhë, konkretisht:
Më datë 31.03.2021, dyshohet se ka vjedhur disa pajisje shtëpiake në banesën e shtetasit S. Ll.;
Më datë 28.04.2021, dyshohet se ka vjedhur një armë gjahu në banesën e shtetasit F. Gj. (të cilën e dispononte me leje);
Më datë 17.04.2021, dyshohet se ka vjedhur në banesat e shtetasve G. Z. dhe A. S., banues në Lezhë;
Gjithashtu, më datë 30.04.2021, ka tentuar të vjedhë në banesat e shtetasve Gj. Z. dhe A. Z., banues në Lezhë.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Y. K., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, 7 fishekë dhe vegla pune që dyshohet se i ka vjedhur.
Ndërkohë në Durrës u arrestua shtetasi P. P., 40 vjeç, me banim në qytetin bregdetar pasi në periudha të ndryshme kohore dhe në vende të ndryshme në Durrës, dyshohet ka vjedhur 5 biçikleta, në pronësi të shtetasve E. K., F. H., A. A., A. H. dhe H. H.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Vjen Allegri, ikën CR7?
2 Maj, 10:51



