Bie nga ndërtesa ku po punonte, plagoset punëtori i ndërtimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2021, 10:37
Një punëtor ndërtimi mbeti i plagosur mëngjesin e sotëm pasi ra nga ndërtesa ku po punonte.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15, në Valias, ku shtetasi K. B., 50 vjeç, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e banesës së shtetasit H. H ku po punonte.
I plagosuri është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

