Meta kafe me Monën, uron Pashkët ortodokse

Presidenti Ilir Meta së bashku me bashkëshorten e tij, kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, u kanë uruar besimtarëve ortodoksë festën e Pashkëve.

Në një foto ku shfaqen duke konsumuar një kafe nën rrezet e diellit që po shoqërojnë ditën e sotme, Meta shkruan.

"Gëzuar Pashkën !Drita e kësaj Dite të Shenjtë të ngrohë zemrat dhe të ndriçojë gjithmonë familjet tuaja me shpresë, mbarësi dhe gëzim!"

Më herët urimet për këtë festë i përcollën edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi,  edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

"Të gjithë besimtarëve ortodoksë u uroj Gëzuar Pashkët!Gëzimi i festës së Pashkëve rrezaton e lumturon të gjithë besimtarët e qytetarët. Është një shpresë se ata që bien në varfëri mund dhe do të dalin prej saj; ata që pushtohen nga urrejtja e mëritë duhet dhe do të çlirohen prej tyre; ata që humbasin fuqinëdhe besimin, një ditë do t’i rifitojnë ato. Gëzimi i Pashkëve shpërndahet si drita e diellit. Rrezet e dritës largojnë natën dhe sjellin ditën; rrezet e gëzimit paskal largojnëdëshpërimin dhe ringjallin shpresën e besimin" shkruan Ruçi.

"Të gjithë besimtarëve ortodoksë ju uroj nga zemra Gëzuar Pashkët!Drita e ringjalljes i mbushtë zemrat tuaja dhe vatrat e çdo familje shqiptare plot me shpresë dhe besim se e mira do të mundë çdo sfidë, dhimbje dhe padrejtësi.Zoti e bekoftë Shqipërinë!" uroi Basha.

Ambasada amerikane uroi gjithashtu festën e Pashkëve ortodokse.

"Gëzuar Pashkën Ortodokse nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA në Tiranë! Ju urojmë shpresë në këto ditë të bukura pranvere. Festofshim së bashku këtë ditë të fillimeve të reja, ndërsa vazhdojmë të luftojmë COVID-19 dhe të njohim kontributin e jashtëzakonshëm të punonjësve shëndetësorë të cilët do ta kalojnë këtë të ditë të shenjtë duke punuar për të ruajtur shëndetin e komuniteteve tona".