Dyshohet si pjesë e një bande grabitësish në Vlorë, në burg i mituri që u fut me shotgun në argjendari
Martin Kapllanaj, 17 vjeçari që grabiti me armë një argjendari në Vlorë ka mbetur në burg.
Gjykata e Vlorës caktoi ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg, dukë pranuar kërkesën e prokurorisë, ndërsa u rrëzuan pretendimet e mbrojtjes.
Seanca për masën e sigurisë u zhvillua me dyer të mbyllura dhe u drejtua nga Gjyqtarja e Sektorit të Minorenëve, Vjola Canaj.
E pranishme mësohet se ishte edhe një psikologe siç e kërkon ligji.
Ngjarja për të cilën akuzohet 17 vjeçari u shënua të premten në Bulevardin "Ismail Qemali."
Minoreni me një armë zjarri në dorë hyri në një argjendari ku duke kërcënuar pronaren arriti të marrë aty një çantë me bizhuteri.
Gjatë largimit ai qëlloi disa herë në ajër me armë zjarri duke shkaktuar panik në zonë, ndërsa u vu në pranga nga policia jo shumë larg argjendarisë që grabiti.
Burime në policinë e Vlorës, bënë me dije se pak ditë para grabitjes, familjarët e 17 vjeçarit kishin bërë një denoncim se ai ishte larguar nga shtëpia.
Gjatë kësaj kohe, ai kishte jetuar me qira me disa persona të tjerë po në qytetin e Vlorës.
Dyshimet e familjarëve të 17 vjeçarit janë se ai është bërë pjesë e një grupi të rinjsh që kryen grabitje në qytetin bregdetar.
Si ndodhi ngjarja?
I riu me një armë shotgun në dorë u fut në argjendari ku kërcënoi pronaren, e cila tregon momentet e panikut që i krijoi grabitja e radhës.
"E kam përjetuar keq, por nuk mundem. Një person ishte me çifte," thotë ajo.
Në pak minuta autori arriti të mbushë një çantë me bizhuteri, me të cilën tentoi të largohet duke qëlluar disa herë në ajër, çka shkaktoi panik në zonën e banuar.
Ne tentativë për tu larguar, ai ka hedhur armën, të cilën e përdori për grabitjen.
Por arratia me çantën plotë me florinj ka zgjatur vetëm disa minuta. Kapllanaj ka përfunduar në prangat e efektivëve të policisë që ndodheshin në zonë të angazhuar për sigurimin e qetësisë pranë KZAZ 83.
Meta kafe me Monën, uron Pashkët ortodokse
2 Maj, 11:02Vjen Allegri, ikën CR7?
2 Maj, 10:51


