Urimi i kryeministrit Rama ndaj besimtarëve: Gëzuar Pashkët Ortodokse!
Edhe kryeministri Rama i ka uruar besimtarët ortodoksë në vend për festën e Pashkëve.
Rama është mjaftuar me një foto nga Korça në faqen e tij në Facebook duke shkruar "Gëzuar Pashkët Ortodokse!"
Më herët Pashkët Ortodokse i uroi edhe presidenti Meta i cili tha dita e Ngjalljes së Krishtit është dita e triumfit të jetës mbi vdekjen, të dritës mbi errësirën, të së mirës ndaj së keqes dhe të dashurisë mbi urrejtjen.
Meta: Të dashur besimtarë ortodoksë, Gëzuar Festën e Shenjtë të Pashkës, Ditën e Ngjalljes së Krishtit, të triumfit të jetës mbi vdekjen, të dritës mbi errësirën, të së mirës ndaj së keqes dhe të dashurisë mbi urrejtjen. Lutja e fundit e Krishtit mbi Kryq: “O Atë, fali ata, sepse nuk dinë se ç’bëjnë!”, na kujton se "helmimi" i familjes, i shoqërisë dhe i politikës nga fenomenet e errëta duhet luftuar me kryengritjen paqësore të madhështisë së dashurisë dhe faljes, që na mësoi dhe predikoi me vepra Biri i Perëndisë.
Meta shtoi se Festa e Dritës, që kurrë nuk perëndon, na kujton sot se sado i lartë të duket "mali" i së keqes, e mira do të triumfojë sepse shpresa me besimin në Zot nuk vdes asnjëherë.
