Rama dhe Zaho përshëndesin nga Vunoi, ndalesë te lapidari i Dëshmorëve

Fundjava e ka gjetur kryeministrin Rama në jug të vendit me familjen.

Mëngjesin e sotëm ai ka publikuar një foto me Zahon në fshatin Vuno të Vlorës teksa i tregon lapidarin kushtuar 17 dëshmorëve të Luftës  Antifashiste Nacional-Çlirimtare.

Në mitingun përmbyllës të PS në Vlorë për zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Rama tregoi dashurinë që i biri ka për qytetin bregdetar.