Gruaja në Tiranë hidhet nga pallati ku banonte, po merr mjekim në spital

Një grua mbeti e plagosur mëngjesin e sotëm në kryeqytet pasi është hedhur nga lartësia e pallatit ku banonte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00, në rrugën "Xhon Belushi".

"Është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banon shtetasja H. F., rreth 50 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve" njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon  punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.