Aksident në Lezhë, makina përplas çiklomotorin, lëndohet drejtuesi 

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në fshatin Gocaj, ku një makinë ka përplasur çiklomotorin. Policia bën me dije se ka mbetur i lënduar drejtësi i çiklomotorit, i cili është transportuar në spital.

"Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në fshatin Gocaj ,mjeti tip" Benz" me drejtues shtetasin S.V.,është përplasur me çiklomotorin me drejtues shtetasin N.M.,i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë."

Drejtuesi i mjetit tip "Benz " shtetasi S.V., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.