“Brit Awards” me dy trofe, fituesit mund të dhurojnë një nga statujat në shenjë mirënjohje
Fituesit e Brit AWARDS këtë vit do të marrin dy trofe të ndryshëm, një prej të cilëve mund ta dhurojnë në shenjë mirënjohje.
Organizatorët e evenimentit të madh britanik të ndarjes së çmimeve muzikore, thanë se kjo është një mënyrë për të inkurajuar mirësinë e komunitetit gjatë bllokimeve të COVID-19.
Artistët Es Devlin dhe Yinka Ilori krijuan statujat, të cilat do të shpërndahen në çifte në ceremoninë e 11 majit që do të mbahet në arenën O2 të Londrës.
"Çdo fitues është i ftuar t'i japë trofeun e dytë dikujt që e konsideron të denjë - mund të jetë njohje - ose mund të jetë dikush që bën diçka krejtësisht të palidhur me muzikë", tha Devlin.
Ilori shtoi se ideja erdhi nga përvoja e izolimit gjatë pandemisë.
"Fqinji yt, që ke jetuar pranë për gjashtë vjet, dhe asnjëherë nuk të ka ndodhur të përshëndetësh me të, mund të ketë qenë ndihma jote më e mëdha gjatë pandemisë, dhe ti do të dojë ta falenderojë. Kjo është një mënyrë," tha ai.
Rreth 4,000 njerëz do të marrin pjesë në BRIT AWARDS, ngjarja e parë e muzikës që nuk do të ketë audiencë të drejtpërdrejtë ndërsa Britania pritet të dalë nga bllokimi COVID-19. Më shumë se gjysma e audiencës, 2,500 njerëz, do të jenë punëtorët kryesorë me bileta të dhuruara përmes një votimi.