Ndodh në Itali/ 18 vjeçarja me ndihmën e të dashurit vret të atin që nuk aprovonte lidhjen e tyre
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Itali, ku një 18-vjeçare me dashurin e saj, ka vrarë të atin, pasi ky i fundit nuk aprovonte marrëdhënien mes tyre.
Mësohet se 18 vjeçarja Elena Gioia, së bashku me 23 vjeçarin Giovanni Limata, kanë dashur që të vrisnin nënën e motrën e saj, që gjithashtu kundërshtonin marrëdhënien mes të dyve.
Limata besohet se ka qëlluar 53-vjeçarin shtatë herë me një thikë gjuetie, teksa ishte duke fjetur në divanin e dhomës së ndenies.
Viktima fillimisht kishte mbijetuar dhe kishte arritur të lajmëronte të shoqen dhe bijën e tij, por që për fat të keq nuk ka arritur që t’i mbijetonte plagëve, duke ndërruar jetë në sptal.
Limata dhe i dashuri i saj u arrestuan në shtëpinë e saj disa orë pas krimit dhe kanë pranuar vrasjen gjatë marrjes në pyetje.
Policia beson se ata kishin hartuar planin e tyre kohë më parë, madje do të simulonin një grabitje në shtëpinë e Elena për të mbuluar gjurmët e krimit makabër.
Të dy të dyshuarit janë lënë në paraburgim teksa hetimet vazhdojnë.

