Përplasje me armë brenda burgut, humbin jetën 5 persona, plagosen 15 të tjerë

Një përleshje me armë në një burg në Ekuador la pesë të burgosur të vdekur dhe 15 të plagosur.

Sipas mediave të huaja, ngjarja e rëndë ndodhi në një burg në Guayaquil ku mbahen anëtarët e bandës Los Choneros.

Kjo ndodhi pak pasi një avokat i bandës u qëllua për vdekje në kryeqytet.

Ndërkohë mësohet se tashmë 37 të burgosur po hetohen, sakaq janë shtuar forcat policore në të gjithë burgjet e vendit.