Arrestohen në Francë 8 terroristë të së majtës italiane
Autoritetet policore italiane informojnë se në bashkëpunim me Policinë franceze kanë arrestuar në Francë tetë shtetetas italianë të shpallur në kërkim europian e të akuzuar si terroristë të ekstremizimit të majtë.
Ata janë anëtarë të organizatës terroriste "Brigadat e Kuqe", e krijuar më vitin 1970 për të propaganduar luftën e armatosur të revolucionit komunist, e akuzohen për akte terroriste të kryera në vitet 1970-1980.
Tetë terroristët e shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, u arrestuan në Paris falë një bashkëpunimi me CriminalPol e Antiterrozimin italian e francez, ndërsa janë shpallur në kërkim 2 brigadistë të tjerë.
Katër prej terroristëve të arrestuar janë dënuar me dënim të përjetshëm për vrasje e tentativë vrasje, të krerëve të lartë të Policisë Italiane si Gjeneral Enzo Riziero Galvaligi e agjentë policorë të impenjuar në luftën kundër terrorizmit.
Të arrestuarit janë Enzo Calvitti, Giovanni Alimonti, Roberta Cappelli, Marina Petrella, Sergio Tornaghi, Giorgio Pierostefani, Narciso Maneti.
Ndërsa në kërkim janë shpallur Maurizio Di Marzio e Raffaele Ventura. Terroristi Luigi Bergamin u vetëdorëzua pak orë pas këtij operacioni e ndaj tij rëndon dënimi me 16 vite e 11 muaj burg për vrasjen e kreut të Policisë së burgjeve të Udines, në qershor të 1978.
Vendimi për arrestimin e terroristëve të kuq, është marrë nga vetë Presidenti francez Macron, i cili sipas Eliseo ka urdhëruar Prokurorinë për ekzekutimin e këtij urdhëri, pas identifikimit të vendodhjes së tyre e në bazë të kërkesës italiane të shpalljes në kërkim.
"Arrestimi i 7 personave të kërkuar nga drejtësia italiane, qe frut i një pune komplekse prej shumë muajsh e që mori në vëmendje krimet e rënda të kryera nga ata", nënvizon për mediat franceze zyra e Presidentit francez.
"Të arrestuarit prej vitesh ishin shpallur në kërkim e kishin gjetur strehim në vende të tjera si në këtë rast Franca", deklaroj Drejtori i Antiterrorizmit italian Eugenio Spina. Ky operacion është mjaft i rëndësishëm falë bashkëpunimit me autoritetet franceze. Disa prej tyre janë gjykuar me dënim të përjetëshëm dhe është e drejtë që ta kryejnë këtë dënim në Itali!"

