E pabesueshme: U bezdis nga prania e tyre. Gruaja u hedh naftë nga ballkoni dy adoleshenteve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2021, 16:26
Një 37 vjeçare ka derdhur naftë nga ballkoni mbi dy vajza 15 vjeçare, pasi sipas saj ato po e shqetësonin. Dy vajzat u dërguan menjëherë në spital.
Sipas CNN Greece, vajzat kanë djegie në të gjithë trupin. Ngjara e rëndë ka ndodhur në qytetin Virona të Greqisë mbrëmjen e djeshme, ku adoleshentet ndodheshin poshtë shtëpisë së gruas, e cila, siç tregon, u bezdis nga prania e të rejave. Doli në ballkon dhe u hodhi atyre një enë me naftë. Gruaja u arrestua dhe do të qëndrojë në burg deri në daljen e vendimit gjyqësor.
PS bën gati sheshin "Skenderbej": Në 18:00 festa e fitores
27 Prill, 14:21

