Ambasadorja Kim shkon në kryeministri, pritet të takojë edhe kryetarin Basha
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Prill 2021, 09:56
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka shkuar këtë paradite në Kryeministri. Nuk dihet ende nëse ambasadorja Kim po zhvillon takim me kryeministrin Edi Rama.
Ky takim i ambasadores në Kryeministri vjen 4 ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, kur kryeministri Rama fitoi mandatin e tretë.
Pas takimit në kryeministri, ambasadorja pritet të ketë një takim edhe me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.