Mark Zuckenberg dhuron 10 milionë dollarë për Indinë

 

Nëpërmjet një postimi ne facebook, Mark Zuckeberg, njofton se po punon me UNICEF për të kontribuar në situatën kaotike, në të cilën ndodhet India, për shkak të Covid-19.

 

Ai zbulon se do të kontribuojë në komunikimin e saktë dhe të shpejt, në mënyrë që personat të orientohen se cili spital është i disponueshëm për ata.

Zuckeberg thotë: "Po mendoj për të gjithë ne Indi dhe shpresoj që ta marrim nën kontroll këtë virus sa më shpejt. Facebook po punon me UNICEF për të ndihmuar njerëzit, për t'i orientuar se në cilin spital duhet të drejtohen, duke dhënë 10 milionë dollarë. Uroj të qëndroni të shëndëtshëm."

 

Kujtojmë se spitalet në Indi janë tejmbushur. Qindra pacientë kanë vdekur jashtë spitaleve duke pritur ndihmë mjekësore.