Rrëzohet helikopteri në Kanada, humbin jetën tre persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2021, 14:31
Tre persona kanë mbetur të vdekur pas rrëzimit të një helikopteri në arkipelagun arktik kanadez.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në ishullin Griffith afër Nunavut, Kanada.
Një njoftim për shtyp të hënën në mëngjes nga Great Slave Helicopters me qendër në Yelloëknife tha se në bord ishin dy pilotë dhe një biolog i botës së egër. Emrat e të ndjerëve ende nuk janë bërë të ditura.
Ndërkohë pjesët e avionit janë gjetur rreth 22 kilometra në jugperëndim të Resolute Bay.

