Koncerti i parë në botë pa Covid
Duket se Izraeli ka hyrë në periudhën e normalitetit me 60% të popullsisë tashmë të vaksinuar. Gjatë muajit të fundit, vdekjet nga koronavirusi ranë nën 10 çdo ditë.
Tani në vend janë regjistruar rreth 120 raste në ditë, kur në janar kishim 8,000 në 24 orë.
Me rikthimin në normalitet, Izraeli lejoi koncertin e parë "të hapur".
Koncerti u zhvillua në Tel Aviv.
Në koncert mund të merrnin pjesë vetëm ata që ishin vaksinuar ose kishin imunitet pasi kanë kaluan Covid-19. Në fakt, në hyrje, atyre iu desh të paraqisnin pasaportat speciale për të vërtetuar vaksinimin ose imunitetin e tyre.
Duhet të theksohet se Izraeli të enjten e kaluar arriti të eleminojë vdekjet për shkak të koronavirusit dhe regjistroi numrin më të ulët të infeksioneve që nga fillimi i pandemisë.
Meta apel për qetësi dhe reflektim deri në shtator
27 Prill, 14:06


