Ekonomi: Populli i dha votën PS-së dhe jo PD-së, ta pranojnë, opozita të marrë rolin që i takon

Në një intervistë për RTV Ora, ministrja e Bujqësisë dhe kandidatja për deputete në qarkun e Durrësit, Milva Ekonomi u shpreh se te qytetarët ka shkuar mesazhi programit të PS-së.

Ekonomi theksoi se opozita në këto zgjedhje ka treguar se di të organizohet dhe ka qenë verdikti i sovranit se kush merr më shumë mandate, duke ia dhënë PS-së këtë të rol.

Ekonomi: Unë isha në qark që kishte dimensionin e rindërtimit dhe të gjitha veprimet duhet të ishin në funksion të problemet të rindërtimit. Ne kemi tejçuar mesazhin te të gjithë votuesit dhe ne kemi një program që do ta çojmë vendin në një stad tjetër. Opozita në këto zgjedhje ka treguar se di të organizohet dhe ka qenë verdikti i sovranit se kush merr më shumë mandate. Sot opozita është në nivel foshnjarak dhe nuk mund të kthehet pas. Duhet të marrë rolin që i takon si opozitë. Populli i dha vota PS-së dhe jo PD-së. Duhet pranuar kjo gjë.

Për Ekonomin shumë vota kanë dalë të pavlefshme për shkak se shumë nuk e kanë kuptuar mënyrën e votimit qytetarët.

Ekonomi: Shumë vota kanë dalë të pavlefshme për shkak se shumë nuk e kanë kuptuar mënyrën e votimit dhe e kanë bërë gabim. Vota të pavlefshme ka pasur nga të gjitha partitë dhe duhet bërë një analizë më e hollësishme e këtyre votave. Paditë në SPAK tregojnë se ka qenë një proces normal dhe nëse ka fakte e prova do të hidhet dritë mbi ta. Por është parë se ata që kanë bërë deklarime të tilla më shumë u është kthyer në bumerangë. I takon drejtësisë pastaj. Ne si PS kemi qenë shumë të kujdesshëm që votimi të ishte i drejtë dhe të shprehej vullneti popullor.

Ekonomi shtoi se KQZ-ja ka arritur që të menaxhojë një proces të mirë duke kryer detyrën e tij, edhe me mbështetjen e PS-së me ligjet e duhura që miratoi në Kuvend.

Ekonomi: KQZ-ja ka arritur që të menaxhojë një proces të mirë duke kryer detyrën e tij, edhe me mbështetjen e PS-së me ligjet e duhura që miratoi në Kuvend. Po ashtu ne i dhamë jetë edhe burimeve për buxhetin shtesë të procesit që të kishim një proces me dy kontrolle, edhe fletën edhe skanerin biometrik. KQZ punoi mbarë e mirë dhe këtë gjë e vuri re edhe OSBE-ODHIR.

Deri më tani, sipas procesit të numërimit në qarkun e Durrësit, kandidatja Milva Ekonomi ka arritur që ta marrë mandatin e deputetes.