Vijojnë replikat/ Balla- Metës: Vazhdo me kumbullën e rrushin se LSI-së s’ke ç’a i pi më. Me Elbasanin mos u merr

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialist Taulant Balla, i është përgjigur Presidentit Ilir Meta, i cili tha se është gati për të firmosur Dekretin për mbrojtjen e Republikës.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale Balla shkruan se Meta e ka tharë një shishe raki dëllenje dhe tashmë duhet të vijojë me të rrushit dhe kumbullës, duke shtuar se me Elbasanin s’duhet të merret.

“Likja e paska tharë që në mëngjes shishen e rakisë së dëllinjës! Tani vazhdo me kumbullën Like dhe në darkë kalo ke rrushi, se LSI-së s'ke ça i pi më! Po Elbasanin mos e kujto fare se do të duhet raki pishe pastaj!”.- shkruan Balla.

Replikat mes zyrtarëve, kanë nisur pasi Ora News, mësoi se Partia Socialiste do të nisë, procedurat për shkarkimin e Metës. Fillimisht ishte Balla i cili tha sesa të mbarojë procesi i numërimit do I bëhen gati letrat për pension  Metës. Ndërkohë menjëherë reagoi zëdhënësi i Presidentit dhe vetë Presidenti, të cilët thanë se kërcënimi do të marrë përgjigje.