Maratona në zgjedhje e Rtv Ora dhe Ora News, transmetimi orë pas ore i votimeve dhe numërimit

Transmetime live maratonë nga të gjitha skajet e vendit, informacion në kohë reale për ditën e zgjedhjeve, dhe më pas orë pas ore me ritmin e numërimit të votave, shoqëruar edhe me analizën e komentatorëve dhe protagonistëve në studio. Rtv Ora dhe Ora News sollën risi në këto zgjedhje duke avancuar edhe më tej përvojën e vyer të krijuar ndër vite me përcjelljen e lajmit të fundit në kohë reale dhe në mënyrë profesionale e të paanshme.

Prej orës 06:00 të së dielës, Rtv Ora dhe Ora News nisën transmetimin e maratonës për zgjedhjet parlamentare.

Ashtu si premtuam gjithçka u realizua ndryshe. Me gazetarë në të gjithë territorin e Shqipërisë, me të ftuar për të analizuar çdo zhvillim në votime, arritëm ti qëndronim besnik shikuesve jo vetëm në lajm, por edhe në analizë.

Dita e votimeve, numërimi dhe rezultatet u përcollën orë pas ore ndërsa transmetimi u pasurua me një studio të posaçme dhe me paraqitje grafike, të cilat deri më tani nuk janë realizuar deri më sot në asnjë ekran tjetër.

Moderatorët, gazetarët, arritën të pasqyrojnë me besnikëri lajmin ashtu si ndodh dhe pa ngjyrime emocionale.

Me rënien e gongut në 19:00 të së dielës u dha sinjali për startimin e exit-polleve.

Antonio Noto: "Në nivel kombëtar regjistrojmë një rritje të lehtë të PS-së".

Rezultati në favor të PS solli jo pak debat në studio.

Maratona vazhdoi edhe të hënen e të martën, me gazetarët në raportim të pandërprerë.

Maratona vazhdoi deri pas mesnatës së të mërkurës me përfundimin e numërimeve, ku u konfirmua mazhoranca socialiste.

Me këtë sfidë, edhe një herë Rtv Ora dhe Ora News sollën sërish jo vetëm një rezultat për fituesin e zgjedhjeve, por po ashtu nisën sfidën për të sjellë të tjera risi jo vetëm në kontent, por edhe në formën e raportimit.