Zbardhet vendimi/ Nuk sqarohet mekanizmi i vrasjes në Elbasan, pranohet gjetja e 22 kopjeve ID
Zbardhet vendimi i gjykatës së Elbasanit, që bën fjalë për masakrën e ndodhur në 21 prill 2021, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u u plagosën dy ish-policët Emiljani Prenga, Paulin Vuksani, dhëndëri i Xhuvanit, Edjon Budani dhe efektivja e policisë Xhensila Sota.
20 karta identiteti e 200 euro
“Ora News” mëson se në makinën tip “Benz-Mercedes ML”, që anëtarët e Strukturës së Mbrojtjes së Votës të PD kishin ndaluar është gjendur një portofol i Mehmet Grecës, në të cilin kishte 2 kartëmonedha 50 euro (100 Total) dhe një kartëmonedhë 200 lekëshe.
Automjeti ML, i bllokuar nga anëtarët e SMV-së, rezulton të jetë në emër të Eduart Grecës, ndërsa brenda në mjet u gjend dhe sekuestruar një pasaportë në emër të Donald Zanes.
Sipas vendimit të gjykatës, në makinës është gjendur një 1 shkop gome me ngjyrq tq zezë, një bllok në emër të Met Dafllaku, në cilin ishin shënuar me shkrim dore emra dhe ID të shtetasve të ndryshëm, tre fletë në të cilën ishte e shkruar formularë patronazhi dhe një kapele me mbishkrimin “Adidas."
Telefonata
Sipas vendimit të gjykatës në datën 21 prill 2021 rreth orës 14:00 strukturat policore janë njoftuar nga Arjan Hoxha ,i prezantuar si Pergjegjes i Sigurisë së Shtabit Elektoral të Partisë Demokratike në Elbasan, kishte një incident me disa persona.
Të parët në vendngjarje kanë shkuar zëvendës Drejtorët e Policisë, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla,si dhe pas tyre ka shkuar edhe një furgon me punonjës policie,si dhe në vendngjarje ka patur një grumbull njerëzish. Në vendngjarje Arjan Hoxha është shkëputur nga grumbulli i njerëzve, i cili ka komunikuar me punonjësit e policisë duke thënë se ai bashkë me disa persona të tjerë kishin bllokuar një person , me arsyen se sipas tij, ai person po bënte veprime për blerje votash për një subjekt politik,si dhe se këtij personi i përkiste një mjet fuoristradë e zezë tip “ML, Mercedes –Benc pa targa,si dhe duke pretenduar se brenda ne atë mjet kishte para dhe lista emërore.
Kush qelloi i pari?
Nga veprimet e para hetimore rezulton se Arjan Hoxha, ka qenë i shoqëruar nga Pavlo Fran Vuksani, Emiljan Ernest Prenga,Arbër Filip Paplekaj,Juljan Njazi Mataj, Erald Naim Guga, Erion Ramadan Demushi,Taulant Tonin Ymeri, Roland Hajdar Xhepa,Nuredin Jakup Kasma,ku pjesa më e madhe e tyre kanë qenë ish-punonjës të policisë së shtetit ose ish-punonjës të forcave të armatosura,të cilët nuk ishin banorë të qytetit të Elbasanit.
Këta personakanë pretenduar se ishin vullnetarë të mbrojtjes së votës për Partinë Demokratike,si dhe të tërë ata qarkullonin me tre furgona të bardhë me xhama të zinj ,me sigla të kësaj force politike.
“...kjo strukturë kishte bllokuar qarkullimin e mjetit të drejtuar nga Mehmet Greca, ishte marrë dhe celësi i tij,si dhe ndaj shtetasit Mehmet Greca mund të jenë kryer veprime të kundraligjshme të heqjes së paligjshme të lirisë, nëpërmjet dhunës dhe e kryer në bashkëpunim nga personat që e kishin ndaluar...”-thuhet në vendimin e gjykatës.
Në dosje nuk shpjegohet kush ka qëlluar i pari me armë zjarri dhe kush është kundërpërgjigjur, ndërsa evidentohet se disa momente pasi kanë arritur forcat e policisë në vendngjarje janë grumbulluar njerëz të ndryshëm dhe në një moment janë dëgjuar krisma të ndryshme armësh.
Si pasojë e qitjes me armë zjarri ka gjetur vdekjen Pjerin Xhuvani, si dhe janë plagosur Etion Bodinaku,Emiljan Prenga,Pavlo Vuksani,si dhe punonjësja e policisë Xhensila Sota.
Sendet në automjetin ML pa targa:
1 portofol brenda te cilit gjenden letrat e automjetit në emër të shtetasit Eduart Greca.
1 pasaportë e shtetasit Donald Zane.
2 kartemonedha te prerjes 50 euro.
1 kartemonedhe e prerjes 200 lekë.
1 shkop gome me ngjyre te zeze.
1 bllok në emër të Met Dafllaku ku ishin shënuar me shkrim dore emra dhe ID të personave të ndryshëm.
3 fletë në të cilën ishte e shkruar formularë patronazhi.
1 xhup me ngjyrë të zezë.
1 kapele me ngjyrë të zezë me mbishkrimin “Adidas”.
Nga kqyrja e automjetit Benc Mercedez me targe AB 010 BC u sekuestruan:
1 portofol i zi brenda te cilit gjendej karta e identitetit të Klemend Xhaferri.
5 copë flete formati A4 me përmbatje liste me emra dhe numra ID të personave të ndryshëm.
17 copë fotokopje kartash identiteti dhe pasaportash të personave të ndryshëm.
Nga përpunimi janë gjendur 4 gjurmë daktiloskopike dhe janë marre 4 tamponë steril me kampion biologjik.



