Rezultati i zgjedhjeve/ Shabani: Humbëm përballë rivalëve që kanë burime të pashtershme finaciare
Nisma Thurje ka arritur të marrë mbi 10 mijë vota, në rang kombëtar, një shifër kjo që edhe pse e konsiderueshme, nuk mund të materializohet me një vend në parlamentin e ardhshëm.
Kreu i Thurjes, Endri Shabani, në një konferencë për mediat ka falenderuar të gjithë ata që u angazhuan te përpjekja për të sjellë ndryshimin në sistemin aktual.
“Faleminderit që zgjodhët të mos jepnit votën tuaj strategjikisht për inat të njërëzve. Faleminderit që nuk u bëtë pjesë e lojës 30-vjeçare. 10,216 prej jush zgjodhët të mos e tregtonit votën, si mall që shitet në treg dhe as si biletë statuje për tifozllëk, dhe as si skedinë kur ti shkon me atë që ka më shumë shanse për të arritur i pari finishin. Ju zgjodhët shpresën përballë frikës, ju zgjodhët idetë përballë spektaklit. Ju zgjodhët interesin publik përballë atij personal.”
Shabani tha gjithashtu se partia e tij humbi përballë rivalëve tradicionalë që kanë burime të pashtershme finaciare.
Ai tha në mbyllje se nisma do të vijojë përpjekjet e vazhdueshme për të sjellë ndryshime në sistem që mund të përmirësojë jetesën e qytetarëve.

