Vijon numërimi në Durrës, Vangjush Dako ndjek procesin te KZAZ 21 me Çelën dhe Kokën

Ish-kryebashkiaku, Vangjush Dako, po ndjek nga afër procesin e numërimit të votave tek KZAZ 21 në Durrës.

Siç mund ta shikoni, ai është ulur në shkallët e Pallatit të Sportit së bashku me drejtuesin e fushatës së PS në Durrës, Adrian Çela dhe kandidatin tjetër për deputet Lefter Koka.

Më tutje shihet dhe ministrja Milva Ekonomi që gjithashtu kandidon në Durrës.

Në qytetin bregdetar deri tani janë numëruar 432 kuti votimi nga 481 që janë në total.

Rezultati paraprak është 8 mandate për PS dhe 6 për PD.