Pezullohet numërimi i votave në KZAZ 23 në Durrës, 314 votues, por në kuti dalin 315 vota
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2021, 08:05

Pezullohet numërimi i votave në KZAZ 23, në Durrës, te shkolla "Jan Kukuzeli"
Mësohet se pezullimi është bërë me kërkesë të pjesëtarëve të grupeve të numërimit të votave.
Ora News, mëson se pas numërimit të kutisë zyrtarisht kanë dalë 314 vota, ndërkohë në kuti kanë qenë 315 flete të votuara.
Për këtë arsye është njoftuar dhe KZAZ dhe janë kryer veprimet përkatëse, duke hapur dhe kutinë e materialeve zgjedhore për të verifikuar ndonjë shënim të mundshëm, por nuk ka pasur.
Grupet e punës kanë bërë ankimim tek kryetari i KQZ-së.
