Përfundon numërimi në Fier, PS merr 9 mandate, PD 6, LSI 1
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2021, 07:46

Është mbyllur procesi për Bashkinë e Fierit dhe 9 njësitë administrative. Nga 222 qendra votimi janë dokumentuar votat e 221 qendrave dhe nga ky proces, Partia Socialiste ka marrë 17507 vota ose 53.1%, Partia Demokratike 11933 ose 36.2% dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 2482 vota ose 7.5%.
Ndërkohë në krahasim me vitn 2017, PS ka humbur 86,655 vota, ndërsa PD ka humbur 24,493 vota. Po ashtu humbje votash këtë vit ndryshe nga katër vite më parë ka pasur edhe LSI me 21,138.
Rezultati në 2017
PS: 104.162
PD: 46.799
LSI: 21.380