Dibra numëron 87% të votave, PD-AN ka 45.54%, PS 45.37%, LSI dhe Debreshi pa mandat

Dibra numëron 87% të votave, PD-AN ka 45.54%, PS 45.37%, LSI dhe
Dibra sipas përditësimit të KQZ-së në orën 20:11

Në qarkun e Dibrës, sipas përditësimit të KQZ-së në orën 20:11, rezulton se janë numëruar 199 kuti nga 227 në total, ose 87%.

Në këtë qark kryeson me një përqindje të lehtë PD-AN kundrejt PS-së.

Konkretisht PD-AN ka 45.54% të votave ose 3 mandate gjithsej në këtë qark.

Nga ana tjetër, PS ka marrë 45.37% të votave ose 2 mandate.

LSI akoma nuk ka arritur që në këtë qark të marrë një mandat të plotë.

Ndërkohë, kandidati i pavarur Elton Debreshi deri më tani nuk ka arritur që ta kalojë 1%, duke mos i konvertuar votat e tij në mandat.

Referuar me mandatet e vitit 2017, PS qëndron me të njëjtat mandate, ndërsa PD ka marrë një mandat më tepër.

Po ashtu, edhe LSI ka qëndruar në të njëjtin nivel mandatesh, por ka humbur tashmë mandati i PDIU-së.