Luigi Soreca ndjek nga afër procesin e votimit në Tiranë: Ndërkombëtarët po ju ndjekin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2021, 08:53
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, ka mbërritur në njësinë nr 10, për të monitoruar nga afër procesin e votimit.
Po ashtu ai u është drejtuar edhe komisionerëve duke u thënë që të vlerësojnë rëndësinë e procesit të votimit, pasi Shqipëria po ndiqet edhe nga ndërkombëtarët.
"Ju uroj suksese dhe punë të mbarë! Ne do të jemi të pranishëm në të gjithë Shqipërinë. Do mbështetemi te puna që do bëni dhe me gjithçka që ka të bëjë me procesin. Ka shumë njerëz që po i ndjekin zhvillimet në Shqipëri. Komisionerët të kuptojnë rëndësinë e punës. "
Ndërkohë pak më parë në një postim që ka bërë në rrjetet sociale tha se Ambasadat kanë vendosur 50 ekipe në të gjithë Shqipërinë për të monitoruar procesin.
