"Do shkoj kudo ku ka nevojë Atdheu!" Meta niset drejt Elbasanit, flet për Ora News: Do shkoj dhe në Vlorë

Presidenti Ilir Meta po udhëton drejt Elbasanit.  Në një intervistë për Ora News kreu i shtetit tha se sot do të jetë kudo.

“Do të shkoj edhe në Vlorë, Do të shkoj ku ka nevojë atdheu”

Meta tha se procesi i ditës së sotme duhet të jetë shembullor.

“Dita ime është vetëm në shërbim të procesit zgjedhor dhe integritetit të zgjedhjeve. Procesi duhet të jetë shembullor dhe ti japim mesazh BE që jemi gati për të çelur negociatat.”

A keni pasur më komunikime me ambasadoren?

Meta: “Çdo ditë komunikojmë me SHBA sepse janë shembull si mbrohet Kushtetuta dhe vota e lirë. Ne jemi në rrugën e duhur për ti dhënë mesazhin e duhur gjithë botës sidomos BE-së”

Meta tha se dhe në ditët në vazhdim do të shkojë në Elbasan të bëj një analizë të hetimeve të vrasjes së 21 prillit.

Meta e mbylli mesazhin me një lutje për median: Të japim sa më pak lajme të pavërteta dhe të inkurajojnë qytetarët që të kryejnë detyrën e tyre. Sot është dita kur të gjithë jemi të barabartë dhe barazinë para ligjit e garanton vota e lirë dhe e barabartë”