Frikë nga incidentet? Ushtria merr në dorë sigurinë e përfaqësive të huaja diplomatike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Prill 2021, 17:19
Ndërkohë që më pas se dy ditë na ndajnë nga dita e votimeve, në rrugën e përfaqësive diplomatike është vendosur ushtria.
Komandot e ushtrisë Shqiptare kanë marrë në dorë sigurinë e te gjitha përfaqësive të Ambasadave të Huaja në Tiranë.
Kjo situatë ka nisur nga sot në drekë dhe do zgjasë deri në një vendim të dytë për heqjen e masave të sigurisë ushtarake në ambasada.
Duket se masat e shtuara të sigurisë janë vënë pas incidenteve të ndodhura ditët e fundit mes palëve politike në vend që kanë kulmuar edhe me një vrasje në Elbasan.


