Policia i merr kartën e identitetit, banori: Dua të votoj

Arben Zekaja, 37 vjeç, banues i njësisë 11 në Tiranë, nuk do të votojë në zgjedhjet e 25 prillit, jo për mungesën e dëshirës por nuk ka asnjë mjet identifikimi. Ai thotë se policia ja ka bllokuar kartën e identitetit.

"S'kam kartë identiteti, ma ka marrë policia kur ma bllokoi policia. Dilja merrja bidona, më bllokuan motorin dhe më morën edhe kartën."

Tregon se prej më shumë se 2 vitesh nuk ka asnjë dokument identifikues dhe se ka shkuar ta kërkojë në polici por nuk ka arritur që ta marrë.

Kërkon nga shteti ndihmë, pasi do të përmbush dhe ai përgjegjësinë e ushtrimit të kësaj të drejte

"Para dy tre vjetësh. Kam shkuar e kam kërkuar, por më kanë thënë që ka humb. Unë si qytetar kam dëshirë me votu por skam dokument.  

Ndërsa gjykatat kanë nxjerrë njoftimin se janë ne dispozicion te qytetarëve që kanë probleme me lista apo procedura votimi, Arbeni nuk është në dije të këtij fakti.

Por dhe po të kishte një informacion të tillë, ai nuk gjen zgjidhje pasi pa asnjë mjet identifikimi dhe pse emrin e ka ne listat e zgjedhësve.