Basha zbulon çfarë dëshmoi ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Paplekaj në polici
Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur në emisionin “Open” për ngjarjen e rëndë në Elbasan ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë.
Lulzim Basha ka zbuluar çfarë dëshmoi Arbër Paplekaj në polici pasi u vetëdorëzua për vrasjen e ndodhur në Elbasan.
Basha: "Në deklaratën e parë, policia u tha që u arrestua, jo vetë-dorëzua. Gënjeshtër. Të shohim çfarë ka ndodhur, presion i jashtëzakonshëm politik mbi policinë, mbi prokurorinë që të mos hetojë mbi bandat famëkeqe që kanë goditur punonjësit e policisë. Vrasja do të hetohet e do të zbardhet.
Vrasjen nuk e vendosim ne kush e ka bërë, por gjykata. Nuk i jap vetes atributin të jem dhe gjyqtar dhe kryeministër. Nga burimet e partnerëve strategjikë që e njohin oficerin Paplekaj, i RENEA-as, i shquar në Afganistan ku ka trajnuar dhe ka qenë në një prej misioneve dhe po ju them që ai është i vetmi i vetë-dorëzuar dhe ka thënë, jam përfshirë, arma ime është me liçensë. Pse të mos marrim atë që e solli çështjen këtu. Nëse nuk do kishin bërë punën e vet policia dhe prokuroria, sot viktima nuk do ishte i vdekur. Të presim rezultatet e hetimit."
