Hasani: Basha ka stil të pandryshuar, Rama godet gjithmonë me look-un e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2021, 22:09
Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, gazetarja Zefina Hasani u shpreh se Basha ka një stil të pa ndryshuar në pamje, ndërsa Rama ka gjithmonë një ndryshim në pamjen e tij të jashtme.
Hasani: Basha është një person që lyen flokët me xhel dhe me bojë. Ka një stil të pandryshuar. Kjo nuk ka asgjë të keqe, sepse është në kurimin e imazhit standard. Rama në 2-3 muaj shikon ndryshimet që pëson. Rama e kombinon mjekrën me një situatën dhe me një gjendje të caktuar dhe godet gjithmonë me look-un e tij. Ai godet gjithmonë me imazhin e tij, është kreativ.
Hasani shtoi se Rama po targeton edhe të rinjtë me veshjen e tij në këtë fushatë zgjedhore.
