Covid në vend, 134 të infektuar, 6 të vdekur dhe 155 në spital

Në 24 orët e fundit janë kryer 2517 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 134 qytetarë.

Po ashtu, janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 103,582 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 155 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:

1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 63 - 79 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

32 raste në Tiranë, 11 raste në Shkodër, 8 raste në Skrapar, 7 raste në Vlorë, Gjirokastër, 6 raste në Devoll, 5 raste në Lezhë, Kavajë, Pogradec, 4 raste në Fier, 3 raste në Durrës, Elbasan, Malësi e Madhe, Memaliaj, 2 raste në Korçë, Mirditë, Tropojë, Sarandë, Vau i Dejës, Shijak, Vorë, Maliq, Poliçan, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Berat, Mallakastër, Librazhd, Kamëz, Tepelenë, Belsh, Roskovec, Peqin, Gramsh, Këlcyrë, Konispol.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (22 Prill 2021)

Raste të reja ditore        134

Të shëruar në 24 orë      516

Të shtruar në spitale      155

Humbje jete në 24 orë   6

Testime ditore                2517

 

Testime totale           617,664

Raste pozitive             130,114

Raste të shëruara        103,582

Raste Aktive                 24,168

Humbje jete                   2,364

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   18096

Fier        2060

Durrës                  933

Shkodër      756 

Gjirokastër   665

Korçë    629

Vlorë    350

Dibër     253

Kukës     242

Elbasan   97

Berat       65

Lezhë     22