Bozo: Krenare që përfaqësoj një brez që ka punuar për vendin, votoni PS se siguroi vaksinat
Kandidatja e PS-së në Tiranë, Luljeta Bozo në mitingun përmbyllës në Tiranë, u shpreh se përfaqëson një brez që ka punuar me devotshmëri të pashoqe për vendin.
Bozo i ftoi të gjithë që të votojnë në 25 prill se jemi të lirë të lëvizim në sajë të vaksinës që siguroi qeveria.
Bozo: Jam krenare që po përfaqësoj një brez që ka punuar me devotshmëri të pashoqe për vendin. Ju ftoj të gjithëve të votojmë në 25 prill se jemi të lirë të lëvizim në sajë të vaksinës që siguroi qeveria jonë dhe na e dha këtë mundësi, që të gëzojmë nipër e mbesa dhe të gëzojmë jetën, se me shumë mundësi armikun e padukshëm po e mposhtim avash-avash. Jemi në fund të fushatës sonë dhe mendoj se kemi bërë një fushatë qytetare, duke respektuar rregullat, ligjet dhe duke bënë të parat shëndetin e tij.
Bozo shtoi se ushata e PS-së ka qenë brenda gjithë rregullave duke pasur në vëmendje respektimin e njeri-tjetrit dhe të gjithë ata që do ta çojnë para vendin.
Bozo: Fushata jonë ka qenë brenda gjithë rregullave duke pasur në vëmendje respektimin e njeri-tjetrit, nënën motrën, brezat e vjetër dhe të gjithë ata që do ta çojnë para vendin tonë. Si gjyshe dhe shkencëtare mendoj se nuk duhet të reshtim së punuari në mënyrë që të realizojmë me sukses rindërtimin, të mposhtim armikun përfundimisht, të ndërtojmë rrugë qytete. Një fjalë të fundit si gjyshe dhe si shkencëtare mendoj se vota jonë është e rëndësishme, e shenjtë, individuale dhe duhet të shkojë në drejtimin e duhur, për PS, që është forca më progresiste në vendin tonë dhe ne do jemi të qetë që kemi bërë detyrën tonë ndaj familjes dhe vendit tonë.
Ndonëse kandidatja Bozo flet për fushatë brenda rregulla anti-Covid, vetëm një gjë e tillë nuk është respektuar sot në sheshin "Skënderbej", ku fare mirë mund të shihej nga pamjet se shumica e të pranishmëve ishin pa distancë, në një kohë kur vetë qeveria i ka ndaluar grumbullimet me më shumë se 10 veta.

