Mediu për Vuçiç: Rama instrument i tij, ndërkombëtarët po kërkojnë ndryshimin

Thirrja e presidentit të Serbisë në një televizion Beograd  për të votuar kryeministrin Rama  dhe  jo Bashën ka sjellë reagim edhe të Fatmir Mediut.

Në mbyllje të fushatës kreu i republikanëve u bëri thirrje shqiptarëve të mos votojnë kryetarin e PS duke e cilësuat instrument të Presidentit serb.

"Kjo nuk është e rastësishme që Vuçiç dhe Zaev duan Ramën sepse janë tashmë instrumente për të defaktorizuar rolin e rëndësishëm që fituan shqiptarët në këtë fillim shekulli me ndërhyrjen e NATO-së në Kosovë, pavarësinë e Kosovës," tha Mediu.

Ndërkombëtarët janë lodhur nga qeveria Rama dhe sipas Mediut po bëjnë thirrje të votoni ndryshimin.

"Është hera e parë në historinë e këtyre 30 viteve që Brukseli flet hapur dhe qartë, thotë votoni numrin 9, “Aleancën për Ndryshim,” tha Mediu.

Si aleat i Partisë Demokratike, kryetari i PR theksoi se do të ndikojë në zbatimin e të drejtës mbi pronën dhe në mbështetje të të dënuarve politikë.