LSI i bën "karshillëk" Ramës, shkojnë në Surrel me makina dhe flamur partiakë

Ndërkohë që kryeministri Rama dhe PS është duke mbajtur mitingun mbyllës të fushatës në Tiranë, një grup simpatizantësh të LSI-së i kanë bërë "karshillëk" kryeministrit nga fshati i tij.

Ata janë nisur nga fshati Surrel, ku ka shtëpinë edhe Rama me makina me flamur të kësaj duke u rënë borive.

Ashtu si PS, edhe LSI do të zhvillojë sot një miting përmbyllës në Tiranë, në sheshin "Nënë Tereza".

Ndërkohë, që ditët e fundit tensionet mes dy partive kanë qenë disa, në disa qarqe të caktuara të vendit.