Rama: 25 prilli dita kur PD do të çlirohet nga demoni Berisha
Gjatë fjalë së së tij në fushatën përmbyllëse të PS në Tiranë, kryeministri Edi Rama u shpreh se 25 prilli është dita kur Partia Demokratike duhet dhe do të çlirohet nga demoni që po e le pas Shqipërinë, duke patur parasysh ish kryeministrin Sali Berisha.
"Por nëse sot si i djathtë ti ia do të mirës asaj force që ende sot e mban demonin brenda, ti duhet ta çlirosh nga demoni duke e braktisur në 25 prill. 25 prilli dita që duhet të çlirohet nga demoni, që i detyron shqiptarët të kthehen në rrethin vicioz, ato janë rruga e të shkuarës, PS e ardhmja. Kur njeriu shkon dhe voton, përgjithësisë gjykon të tashmen dhe e tashmja e tij e zvogëlon peshën që ka vota se mund të ketë një hall që lidhet me pragun e shpisë dhe nuk i bën përshtypje asgjë që ndryshon larg atij pragu, dhe ky pragu e bën të thotë "nuk i votoj këta".
Pas tetë vitesh në krye të qeverisjes së vendit, kryeministri Edi Rama dhe PS do të kërkojnë më 25 Prill një mandat të tretë.
