Gjiknuri: Dilni masivisht në votime që të garantoni fitoren e thellë

Vlora vazhdon të mbetët molla e sherrit mes socialistëve dhe Presidentit Ilir Meta. Drejtuesi i mazhorancës në këtë qark thirrjeve të kreut të shtetit për te reaguar në mbrojtje të votës, në takim me banorët e Sarandës u bën thirrje për pjesëmarrje masivisht në zgjedhje.

"Më 25 prill ne duhet t'i japim një përgjigje me votë, më 25 prill ne kemi mundësi të bëjmë një referendum," tha ai.

Gjiknuri thumbon Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, ku shprehet se vota do të shpëtojë Lulin nga Berisha dhe çlirojë presidencën nga Ilir Meta.

"Në këtë referendum do shpëtojmë nga tre gjëra. E para, përfundimisht do garantojmë moskthimin pas, projektet e së ardhmes dhe zhvillimin me Partinë Socialiste siç kemi dhënë provat e para të ecim më shpejt. Së dyti do çlirojmë presidencën nga Ilir Meta që e ka marrë peng dhe po e keqpërdor atë si kryetari i opozitës , po dhe nuk ka burrërinë të thotë që jam kryetari i opozitës. Së treti, jam i bindur që do ta shpëtojmë edhe Lulin nga Berisha, Monika dhe Meta që dhe ai të dijë të bëjë opozitë dhe të shpëtojë demokracia shqiptare," tha Gjiknuri.