"I ra të fikët edhe para Babaramos"/ Meta sfidon Ramën: Eja në debat televiziv në Vlorë

Në një intervistë në televizionin "6+1 Vlora", me gazetarin Ermal Sika, presidenti i Republikës Ilir Meta ftoi kryeministrin Edi Rama në një debat televiziv në qytetin bregdetar, ku është zgjedhur edhe deputet.

Por kreu i shtetit është i bindur se ai nuk do ti përgjigjet pozitivisht kësaj ftese, i trembur, sipas tij, nga humbja që e pret.

E ftoj Ramën për të disatën herë për një debat televiziv në Vlore. Por jam i bindur se nuk do të vijë sa kohë atij i ra të fikët edhe nga Babaramo. Kjo tregon qartë që është në gjendje shumë të rëndë. Edi ka frikë të ballafaqohet me mua para Vlorës dhe para të gjithë popullit sepse e ndjen që është i humbur në debat, pa filluar”.

Gjatë ditëve të fundit, replikat mes presidentit Meta dhe kryeministrit Rama ka qenë shumë të forta, duke mos munguar as etiketimet fyese.