Ju flet Moska - Mbiemrat historikë në listat e kandidatëve të zgjedhjeve të 25 prillit

Mbiemrat historikë në listat e kandidatëve të zgjedhjeve të 25 prillit ishte tema e kësaj të enjteje në "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Tradita jonë shtetërore fillon pas vitin 1912. Personat nga familjet me emra historikë janë të pranishëm në vendin tonë. Po të shohësh të gjithë listat, pasardhësit e atyre që kanë nënshkruan deklaratën e pavarësisë, është vetëm një.

Te PS-ja është Blendi Klosi në Berat dhe ai është pasardhës i Ismail Klosit, një figure historike të njohur. Belinda Balluku në Tiranë ëhstë mbesa e Beqir Ballukut. Fidel ylli është nip i Karaman Yllit, ish-ministër i Arsimit. Kemi Halit Valterin në Tiranës, që është pasardhës i Beqir Valterit që bëri atentat ndaj Zogut dhe ish-ministër Kulture.

Nga PD-ja kemi Tomorr Alizotin në Berat, stër-nip i Fejzi Alizotit, i cili ka qenë ministër në kohën e pushtimit italian dhe deputet. Kemi Helidon Bushatin në Shkodër, që thotë se është një pasardhësi i ish-kryeministrit Maliq Bushati. Emilia Koliqi në Shkodër, ka qenë Ernest Koliqi që ka qenë ministër Arsimi. Kemi një mbiemër historik që shkon deri te Lidhja e Prizrenit është është Albana Vokshi, që është mbesa e Sulejman Vokshit, ministër i Mbrojtjes së qeverisë së Prizrenit.

Belind Këlliçi është stër-nipi i Reshat Këlliçit, që ka qenë pjesëmarrës në revolucionin 1924. Kemi Aldo Bumçin, xhaxhi i gjyshit të të cilit ka qenë arkipeshkv dhe bashkëkryetar i shtetit shqiptar në vitet '20. Ndërsa nga LSI kemi Emir Gjinishin, Mustafa Gjinishi. Po ashtu, Kryemadhi është mbesa gjon Çobës, bashkëkryetar i shtetit shqiptar.