Euro 2020 pa yjet e SuperLigës, kush dëmtohet më shumë

Që do të ishte një luftë, kjo nuk diskutohej dhe tani priten pasoja. Fjala e fundit e këtyre ditëve është vetëm SuperLiga dhe pasojat e saj në klube e kampionate dhe tani Kombëtaret duhet të ndihen të kërcënuara nëse UEFA nuk do të lejojë lojtarët e klubeve rebele në përfaqësueset e tyre.

Në pritje të masave të mundshme të UEFA-s ndaj 12 klubeve elitare, shtypi europian po bën llogaritë se kush kombëtare do të ndëshkohej më shumë në prag të Euro 2020.

Sigurisht që Anglia që ka 6 klube të Premier League të aderuar në SuperLigë do të penalizohej më shumë teksa 20 lojtarë të përfaqësueses mund të ndalen nga UEFA.

Më pas vjen Spanja që do të humbiste 19 lojtarë të ekipit aktual për në Kampionatin Europian dhe pas tyre Franca që edhe pse nuk ka asnjë klub të kampionatit vendas në Superligë do të “infektohej” me 15 mungesa.

Nuk mbetet mbrapa edhe Italia që do të humbiste jo pak por 12 lojtarë nga kombëtarja aktuale në Europian teksa më pak e prekur do të ishte Gjermania me vetëm 7 futbollistë të pezulluar në letër.

Për të mbetur te kombëtaret e mëdha, Portugalia do të humbiste 8 futbollistë po aq sa Holanda dhe Belgjika vetëm 8 lojtarë.

Sa për ta ilustruar me shembuj konkretë, në rast se UEFA vendos të pezullojë ekipet e Superligës duke u ndaluar lojtarëve të tyre aktivizimin në kombëtare do të kishim Ronaldon, Lukakun, Griezmann, Kane, De Jong, Barella, Ramos, Varane, Kroos e plotë lojtarë të tjerë jashtë kompeticionit mëtë rëndësishëm të vitit, Euro 2020. Do të shpëtonte Mbappe që ëshë me PSG dhe disa të tjerë por sigurisht që mungesat do të ishin një minus I madh për eventin madhor të futbollit në Evropë.