Tetë qarqe pajisen me materiale zgjedhore, nesër shpërndahen në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Lezhë

Materialet zgjedhore, si fletët dhe kutitë e votimit, për 8 qarqe janë shpërndarë me makinat e ushtrisë të shoqëruar nga policia e shtetit nga magazinat e KQZ-së në Lundër drejt KZAZ-ve. Ndërsa për 4 qarqet e tjera procesi pritet të përfundojë diten e premte.

Tetë qarqe pajisen me materiale zgjedhore, nesër shpërndahen
Makina e ushtrisë duke shpërndarë materialet zgjedhore

Drilona Hoxha: Vlorë, Shkodër, Dibër, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Fier, Berat. Ndërkohë ditën e nesërme do të shpërndahet baza materiale edhe për katër qarqet e tjera që janë qarku  Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Lezhë".

Me 25 prill edhe personat me aftësi të kufizuar do të mund të votojnë nëpërmjet fletës së votimit të posaçme.

Tetë qarqe pajisen me materiale zgjedhore, nesër shpërndahen
Fleta e votimit për personat që nuk shikojnë

Më herët janë shpërndarë në 92 KZAZ-të e vendit dhomat e fshehta të votimit, pajisjet i identifikimit elektronik, fletushkat shpjeguese si edhe materialet anti- Covid.

Për herë të parë, me 25 prill, 5199 qendrat e votimit do të jenë të pajisur me kamera, të cilat sipas Komisionerit Shtetëror do të garantojnë një proces të sigurt dhe transparent.

Por Celibashi sqaron se prania e kamerave nuk do të cënojë fshehtësinë e votës, pasi do të ketë kujdes në vendosjen e tyre për të shmangur këtë shqetësim.