Muharremi: PS e ndjeshme ndaj fëmijëve pa prindër, objektivi i im ndryshimi i statusit të jetimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2021, 09:35
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, kandidati i PS-së Alfred Muharremi u shpreh se PS ka qenë e ndjeshme ndaj fëmijëve pa kujdes prindëror dhe se objektivi i tij është ndryshimi i statusit të jetimit.
Muharremi: Nuk ka qënë PS që më ka kontaktuar. Nuk kam qenë pjesë e strukturave. Shfaqa interes përmes platformës “Deputeti që duam”. PS ka qenë e ndjeshme ndaj fëmijëve pa kujdes prindëror. Objektivi im është ndryshimi i statusit të jetimit. Në rast se fitoj do të jem pranë kësaj kategorie pavarësisht bindjeve politike. Rreth 28 mijë fëmijë jetojnë në kushte minimale. PS na është gjendur pranë por kam edhe kritika.
