Kollozi: Qytetarët nuk e pranojnë ofertën e partive të mëdha, duam të rrëzojmë këtë sistem

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, kandidati i Bindjes Demokratike Ardi Kollozi u shpreh se qytetarët nuk e pranojnë ofertën e partive të mëdha dhe se duan një alternativë të re.

Kollozi: Do ja dal në Vlorë. Qytetarëve ju shpjegojmë se përtej vështirësive dhe sfidave ne kemi vendosur të dalim në garë. Është koha që shqiptarëve t’u japim një alternativë të re, zgjidhje të reja. Qytetarët nuk e pranojnë ofertën e partive të mëdha. Duhen ndryshime strukturale. Duam të rrëzojmë këtë sistem.