Tentuan të vidhnin në pikën e bllokimit të automjeteve në Laç, arrestohen 3 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2021, 10:06
3 persona janë arrestuar ditën e sotme , pasi kanë tentuar të vidhnin në pikën e bllokimit të automjeteve në Laç.
Policia bën me dije se në pranga kanë rënë A. B., 19 vjeç, L. M., 20 vjeç dhe J. Gj., 17 vjeç, banues në Kurbin.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vidhnin në pikën e bllokimit të automjeteve në Laç, Kurbin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Vjedhja, e mbetur në tentativë ", e kryer në bashkëpunim.
