Masakra e Nisës në Francë, arrestohet pas 5 vitesh bashkëpunëtori shqiptar

Policia e Italisë ka arrestuar 28-vjeçarin me origjinë shqiptare, të akuzuar si bashkëpunëtor i masakrës së Nisës të 14 korrikut 2016, ku humbën jetën 80 persona, 6 prej të cilëve italianë.

Sipas autoriteteve franceze shqiptari Endri Elezi ka furnizuar me armë autorin e atentatit Mohamed Lahouaiej Bouhlel 31 vjeç.

28 vjeçari shqiptar është kapur pas një hetimi të Drejtorisë së Antiterrorizmit të Napolit. Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër kërkimi Europian nga autoritetet franceze.

Endri Elezi u arrestua në rrugë, në komunën Sparanise ndërsa ishte në shoqërinë e djalit të tij, e të disa shqiptarëve.

Endri Elezi jetonte vetëm prej pak muajsh në provincën e Casertas e nuk frekuentonte xhami apo besimtarë islamikë të këtij territori.  

I riu u identifikua nga agjentët e Digos të Napolit dhe Caserta, të koordinuar nga zyra e prokurorit të Napolit, falë informacionit të mbledhur nga Antiterrorizmi.

Ai punonte në bujqësi e jetonte në qendër të kësaj komune së bashku me bashkëshorten e djalin e tyre.

Atentati në Promenade des Anglais të Nizzës, shkaktoj 84 viktima e 200 të plagosur.