Ngjarja në Elbasan, delegacioni i BE: Hetim të shpejtë, thirrje për përmbajtje dhe shmangie të dhunës

Delegacioni i BE në Tiranë reagon pas ngjarjes së sotme në Elbasan ku një person mbeti i vrarë dhe katër të tjerë të plagosur, mes tyre edhe një efektive policie.

Përmes një postimi në Twitter, delegacioni i BE kërkon hetim të shpejtë për ngjarjen dhe vënien para përgjegjësisë personat përgjegjësit.

"Akti i dhunshëm që ndodhi sot në Elbasan duhet të hetohet me shpejtësi nga autoritetet kompetente, dhe duhen bërë të qarta përgjegjësitë dhe të ndiqet plotësisht.

Ne bëjmë thirrje për përmbajtje dhe shmangie të dhunës, retorikës nxitëse dhe gjuhës së urrejtjes në këtë moment vendimtar të fushatës elektorale".

Lexo edhe: Vrasja në Elbasan, Yuri Kim: Të zbatohet ligji, Rama, Basha dhe Meta të ushtrojnë vetëpërmbajtje!