“Ku e ke kasafortën”, terrorizojnë të moshuarën për ta grabitur. Arrestohet 27-vjeçari shqiptar

Ajo ishte në dhomën e gjumit në banesën e saj, kur dy banditë që u shfaqën menjëherë e lidhën dhe e pyetën menjëherë se ku ndodhej kasaforta.

Kur grabitësit u larguan, viktima arriti të ngrihej dhe të shkonte në katin e parë të ndërtesës për të kërkuar ndihmë nga disa godina që menjëherë njoftuan policinë.

Dy patrulla të Policisë së Shtetit mbërritën menjëherë në vendngjarje duke lajmëruar edhe 118 për të kontrolluar kushtet shëndetësore të gruas së moshuar, e cila edhe pse në gjendje ankthi arriti të përshkruante keqbërësit, njoftojnë mediat italiane, raporton Ora News.

Agjentët e stacionit të policisë Trasteverevunë re një djalë, që i përgjigjej përshkrimeve i cili pasi pa forcat e rendit nisi të vrapojë. Pas një ndjekje të shkurtër, A.Q., 27 vjeç, shqiptar me banim në Verona, u bllokua dhe u arrestua.

Policia Shkencore, e cila ndërhyri për të hetuar çështjen, zbuloi se grabitësit ishin futur në shtëpi duke duke thyer derën e banesës, ndërsa ishin vjedhur 2 orë dore ari, 1 byzylyk fildishi, 1 gjerdan me të njëjtin material dhe një gjerdan qelibar.