Vrasja në Elbasan/ Dy prej të plagosurve vijnë në Tiranë, shtrohen tek Trauma

Dy nga 4 të plagosurit e ngjarjes në Elbasan janë sjellë në Tiranë. Në Orën 18:00 ata kanë mbërritur në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në Elbasan.

Aktualisht po i nënshtrohen ekzaminimeve nga ekipi i mjekëve në spitalin e Traumës. Ambulanca është shoqëruar nga një furgon i policisë, ndërsa vihet re dhe një prani e shtuar e policisë.

Të pranishëm janë dhe oficerët e policisë gjyqësore të cilët pritet të marrin dëshminë e të plagosurve.

Në spitalin e Traumës kanë mbërritur  Emiljan Prenga 38 vjeç dhe Pavlo Vuksani, 50 vjeç. Ndërkohë efektivja e policisë dhe dhëndri i viktimës, Pjerin Xhuvani janë të shtruar në spitalin e Elbasanit.